Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Xhaka lirohet nga akuzat e bastit me karton të verdhë
    Ballina-1

    Xhaka lirohet nga akuzat e bastit me karton të verdhë

    20/05/2023 13:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Granit Xhaka është liruar nga gjitha akuzat për përfshirje të bastit, pas kartonit të verdhë që ai e mori në fitoren e Arsenalit kundër Leedsit 4:1, para 17-të muajsh.

    Pas hetimeve të shumta në këtë çështje, mesfushori shqiptar që përfaqëson Zvicrën ka dalë se nuk ka qenë i përfshirë, ka shkruar “Daily Mail” të shtunën.

    Federata e Futbollit të Anglisë, Komisioni i Lojërave të Fatit dhe Agjencia Kombëtare e Krimit kanë mbyllur hetimet mbi dyshimin se është vënë bast që ai të ndëshkohej.

    Rasti kishte nisur të hetohej pasi ishte përfshirë një bastvënie prej 52 mijë funteve që Xhaka të merrte karton të verdhë në 10-të minutat e fundit të ndeshjes që u luajt në dhjetor të vitit 2021.

    Të udhëhequrit e Mikel Artetas në atë moment ishin duke fituar 3:0, kur Xhaka u ndëshkua nga gjyqtari Andre Marriner për humbjen e kohës në minutën e 86-të.

    Shumë pamje dolën në rrjetet sociale ku shihej se mesfushori i “revolveristëve” qëndronte pranë topit në pjesën e fushës së vet dhe nuk e nisi lojën për rreth 20 sekonda. Ai e vonoi nisjen e një goditje dënimi.

    Pas gjashtë muajsh hetimi nga Federata e Futbollit të Anglisë në vitin e kaluar, çështja i kaloi Agjencia Kombëtare e Krimit pasi dyshohej për përfshirje të krimit të organizuar, por tani ky rast është mbyllur për shkak të mungesës së provave.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.