Granit Xhaka do të jetë futbollisti i vetëm shqiptar që do të udhëtojë me Kombëtaren e Zvicrës drejt Serbisë, aty ku do të luajë me Bjellorusinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatit Evropian, transmeton GazetaSport.info.
Zvicra e Bjellorusia janë në Grup me Kosovën, Izraelin e Andorrën derisa Bjellorusia për shkak të sanksioneve nuk do të mund t’i luajë ndeshjet në territorin e vetë, derisa ajo ka zgjedhur që ndeshjet si nikoqire t’i luajë në Serbi.
Xherdan Shaqiri e Andi Zeqiri u lënduan para grumbullimit derisa Xhaka tashmë i është bashkuar ekipit. Ai ka mbërritur në kampion ku ëhstë grumbullua kombëtaja helvete me një supermakin Lamborghini Urus.
Xhaka cilësohet si futbollisti kryesor I Zvicrës derisa ai nuk do të jetë aspak i mirëpritur në Serbi, vend ky tash e shumë kohë ka nisur një propagant të madhe kundër shqiptarit. /GazetaSport.info
