Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Xhaka në formacionin më të mirë në Bundesliga
    Ballina-1

    Xhaka në formacionin më të mirë në Bundesliga

    05/01/2024 20:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Granit Xhaka është duke e zhvilluar një seozn fantastik me skuadrën e Bayer Leverkusen.

    Xhaka me ekipin e tij të ri po e kryesojnë renditjen në Bundesliga me katër pikë më shumë se Bayern Munich që është i dyti.

    Përveç në aspektin ekipor, edhe atë individual, mesfushori kosovar po shkëlqen.

    Ai ka hyrë në mesin e lojtarëve më të mirë të edicionit aktual në Bundesligë, sipas votave të publikut.

    Faqja zyrtare e Bundesligës gjermane ka hapur votim për 11-shen më të mirë të stinorit vjeshtor, ku nuk mungon edhe futbollisti ynë.

    Po ashtu janë edhe portieri Gregor Kobel, mbrojtësit Jeremie Frimpong, Mats Hummels, Kim Min-Jae e Alejandro Grimaldo.

    Në mesfushë Florian Wirtz dhe Xavi Simons, ndërsa më së shumti vota në fazën e sulmit patën Leroy Sane, Harry Kane dhe Serhou Guirassy.

    Xhaka ka zhvilluar 16 ndeshje të Bundesligës, ndërsa ka vrapuar më shumë se çdo lojtar tjetër i elitës, gjithsej 189.7 kilometra.

    Ai pati po ashtu më së shumti prekje të topit, 1767 gjithsej, ndërsa pasimet i kishte me saktësi prej 93%.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.