Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League
    Ballina-1

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Granit Xhaka me Sunderlandin të dielën e luajnë ndeshjen e fundit të vitit në Premier League.

    Nga ora 15:00, Sunderlandi takohet me Leeds Unitedin. Xhaka do ta udhëheqë Sunderlandin në një tjetër ndeshje të rëndësishme. Ai ka shkëlqyer në pjesën e deritashme të kampionatit, ndërsa tifozët e zjarrtë të Sunderlandit shpresojnë që 33-vjeçari të vazhdojë njëjtë.

    Se Xhaka ka shkëlqyer deri më tani ka vlerësuar edhe legjenda angleze, Jamie Carragher.

    Lojtari i njohur i dikurshëm i Liverpoolit, që tani është analist i futbollist në “Sky Sports”, ka zgjedhur formacionin më të mirë të pjesës së deritashme të edicionit 2025/2026.

    47-vjeçari Carragher në portë e ka vendosur Robin Roefsin e Sunderlandit.

    Në repartin defensiv ka përfshirë Daniel Munozin e Marc Guehin të Crystal Palacet, si dhe Gabriel Magalhaesin dhe Riccardo Calafiorin të Arsenalit.

    Në qendër të mesfushës përkrah Xhakës nga Carragher është përzgjedhur edhe Declan Rice që është pjesë e “topçinjve” nga Londra.

    Si mesfushor më ofensiv është përzgjedhur Bruno Fernandes i Manchester Unitedit.

    Nga Carragher në fazën e sulmit janë përzgjedhur Erling Haaland i Manchester Cityt, Morgan Rogers i Aston Villas dhe Antoine Semenyo i Bournemouthit.

    Carragher ka arsyetuar vlerësimin për përfshirjën e Xhakës në ekipin më të mirë.

    “Sa i përket formacionit, kam zgjedhur një formacion standard, 4-2-3-1. Kështu që kam zgjedhur Granit Xhakën dhe Declan Ricen në mesfushë. Tjetri që duhej përfshirë ishte Moises Caicedo dhe ishte shumë e vështirë. Nuk doja t’i vendosja të tre, por dëshiroja të vendosja një mesfushor më sulmues. Sigurisht që kam Bruno Fernandesin. Mendoj që Rice ka avantazh ndaj Caicedos”, ka thënë Carragher.

    Xhaka në Angli vlerësohet si transferimi më i qëlluar i verës. Këtë e kanë thënë edhe disa futbollistë që në të kaluarën kanë pasur karrierë të madhe. Ndër ta është edhe legjenda e Manchester Unitedit, Wayne Rooney.

    Edhe Carragher mendon se Xhaka është transferimi më i mirë i edicionit në Premier League.

    “Unë ndiej se ndikimi i Xhakës këtë sezon ishte më i madhi nga të gjitha transferimet. Ai është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Sunderlandin. Prandaj ndiej se duhej patjetër të ishte në ekip. Kështu që u kërkoj falje tifozëve të Chelseat, pasi nuk munda të gjeja vend për Caicedon për shkak të këtyre arsyeve”.

    Xhaka në verë iu bashkua Sunderlandit nga Bayer Leverkuseni.

    Mesfushori shqiptar te Leverkuseni qëndroi për dy edicione. Fitoi titullin e kampionit, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën. Për shumë vjet ka luajtur për Arsenalin dhe kjo i ka mundësuar që pasi të kthehet te Sunderalandi të ketë informatat e duhura për Premier Leaguen.

    TË LIDHURA

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42

    Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

    23/12/2025 17:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.