Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Xhaka pajtohet për kalim te Milani, 48 orët e ardhshme janë vendimtare
    Ballina-1

    Xhaka pajtohet për kalim te Milani, 48 orët e ardhshme janë vendimtare

    15/06/2025 19:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ta ndryshosh jetën në moshën 32-vjeçare, pse jo?

    Granit Xhaka është mahnitur nga vëmendja e Milanit dhe përfundimisht është i interesuar për një lëvizje drejt Italisë. Igli Tare e ka vënë Xhakën në qendër të projektit të tij për Milanin e ri.

    Xhaka dhe Luka Modriq, së bashku në mesfushë dhe në qendër të dhomës së zhveshjes.

    Ideja është që Milanit i duhen dy liderë, dy lojtarë, që mund të japin shembull në stërvitje dhe që mund ta udhëheqin ekipin në fushë në momente të vështira.

    Xhaka ka luajtur për Arsenalin nga viti 2016 deri në vitin 2023. Në dy vjetët e fundit ishte te Bayer Leverkuseni, ku shpejt u bë njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm. Ai është në dispozicion për transferim te Milani dhe është duke pritur që dy klubet të flasin.

    Kjo nuk ka ndodhur ende, por pritet të ndodhë në ditët e ardhshme. Për këtë, java e ardhshme është vendimtare për ta kuptuar se si do të duket mesfusha e Milanit në edicionin 2025/2026. Është logjike që negociatat të fillojnë, ndërsa disa opsione do të shqyrtohen.

    Te Milani duhet të vendosin se sa mund të investojnë për një lojtar, që për dallim nga Modriqi, ende ka kontratë me Leverkusenin. Xhaka ka kontratë të gjatë, që përfundon në qershor 2028. Çmimi i transferimit të tij duhet të negociohet me klubin gjerman. Pasi po merr një lojtar që është gati 40-vjeçar, a do të fokusohet Milani te një lojtar tjetër që është në të tridhjetat, pas shumë vjetësh investime në lojtarë më të rinj se 25 vjeç? Kjo është pyetja kryesore.

    Leverkuseni, në anën tjetër, duhet të vendosë se me çfarë çmimi do ta lirojë njërin prej lojtarëve më të mirë. Këtë duhet ta bëjë në të njëjtën verë, kur mbeti pa trajnerin Xabi Alonso, që kaloi te Real Madridi, dhe, po ashtu, pa lojtarët më të rëndësishëm.

    Në 48 orët e ardhshme do të dimë më shumë.

    TË LIDHURA

    PSG shkatërron Atletico Madridin

    15/06/2025 23:10

    Portieri i Aucklandit punon në depo, pranoi dhjetë gola por bëri shtatë pritje

    15/06/2025 21:13

    “10-she në kajmak” – Bayerni e ‘shkatërron’ Aucklandin

    15/06/2025 20:38

    Xhaka pajtohet për kalim te Milani, 48 orët e ardhshme janë vendimtare

    15/06/2025 19:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.