Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Xhaka: Përgjigjen ndaj provokimeve e jap në fushë
    Ballina-2

    Xhaka: Përgjigjen ndaj provokimeve e jap në fushë

    13/09/2023 12:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mesfushori kosovar Granit Xhaka ka thënë se sa herë provokohet ai përgjigjet në fushë.

    Xhaka realizoi një gol dhe asistoi një tjetër në fitoren 3:0 që e shënoi Zvicra në shtëpi ndaj Andorrës të mërkurën, në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2024”.

    Fitorja e Zvicrës erdhi tri ditë pasi barazoi 2:2 në udhëtim me Kosovën.

    Xhaka pasi shënoi gol ndaj Andorrës, festoi duke vendosur gishtin në gojë, si shenjë për të heshtur.

    “Kushdo që më njeh e di: më pëlqen të provokoj. Kur provokohem, atëherë kundërpërgjigjem dhe përgjigjen e jap gjithmonë në fushë. Lavdërime ka herë pas here, por jo aq shumë sa kritika. Jam kurioz ta shoh si më vlerësoni tash në media”, ka thënë Xhaka.

    Ai ka thënë se sërish kanë dhënë përgjigjen në fushë kur është dashur.

    “Tre gola, tre pikë: Kjo fitore ishte e domosdoshme. Ne donim të merrnim gjashtë pikë kundër Kosovës dhe Andorrës, por morëm katër. Megjithatë, mund të jemi të kënaqur, jemi ende liderë në grup”, tha Xhaka.

    Xhaka pas ndeshjes me Kosovën kishte kritikuar intensitetin e stërvitjeve te Përfaqësuesja e Zvicrës. Deklarata e tij nuk i pëlqeu seleksionuesit Murat Yakin, që tha se do të bisedojë në katër sy me Xhakën.

    “Nuk përmenda asnjë emër në kritikat e mia pas ndeshjes me Kosovën. Ishte menduar si një thirrje zgjimi për lojtarët. Gabimi im i vetëm është se nuk e ngrita më herët këtë çështje për intensitetin e stërvitjes. Si kapiten, duhet të bëja që të ndihej prania ime. Në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Andorrën, intensiteti ishte ashtu siç e imagjinoja”, tha Xhaka.

    Mesfushori ka thënë se biseda me Yakinin ka qenë mjaft e mirë dhe pozitive.

    “Ishte një bisedë shumë e mirë. Folëm hapur dhe shumë pozitivisht. Ne kemi një marrëdhënie të mirë. Murat ishte gjithashtu një lojtar që fliste qartë – ne jemi të ngjashëm në këtë aspekt. Ai më njeh dhe e di se si të sillet me mua. Fjalët e mia nuk ishin menduar kundër tij personalisht. Dhe prej saj u bë dukshëm më tepër sesa që ishte në të vërtetë. Për mua çështja tani është mbyllur”, tha Xhaka.

    Kolumnisti i “Blick”, Kubilay Turkyilmaz, kishte kërkuar që Xhakës t’i hiqet shiriti i kapitenit pas ndeshjes me Kosovën. Ai po ashtu kishte thënë se duhet përjashtuar Fabian Schar e Xherdan Shaqiri. 

    “Në përgjithësi, sa herë që luajmë kundër Serbisë apo Kosovës, krijohet dramë përreth Shaqirit dhe kapitenit Granit Xhaka. Njëri e mbanë dorën në zemër gjatë intonimit të himnit të Kosovës dhe nuk bën asgjë në fushë. Ndërsa, tjetri, shkëlqen vetëm në kritikat pas ndeshjes. Në Prishtinë, do të ishte më mirë që mos të luanin asnjëri për shkak të emocioneve të tyre personale, të cilat ndikuan edhe në pjesën tjetër të ekipit. Praktikisht, ne luajtëm me dy lojtarë më pak”, shkroi të martën Turkyilmaz.  

    TË LIDHURA

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.