Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Xhaka si Zidane, i penduar pasi goditi me kokë kundërshtarin: Më shau familjen, nuk durova!
    Ballina-1

    Xhaka si Zidane, i penduar pasi goditi me kokë kundërshtarin: Më shau familjen, nuk durova!

    30/06/2023 09:36
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Taulant Xhaka, pjesë e Basel nuk mundi t’i mbante nervat në ndeshjet e datës shtatë maj ndaj Zurichut teksa në minutën e 12-të shtesë të fraksionit të dytë, goditi me kokë kundërshtarin kroat Nikola Katic.

    Një veprim që sigurisht u ndëshkua me karton të kuq ndërsa më pas mesfushori shqiptar mori edhe një pezullim prej tetë ndeshjesh. Ndërkohë, për herë të parë në një intervistë për BaZ dhe Blick, 32-vjeçari shfaqet i penduar ndërsa zbuloi se gjatë gjithë ndeshjes ishte provokuar nga kundërshtari dhe se në fund nuk mundi t’i mbante nervat pasi kroati e shau nga familja.

    “Humba kontrollin dhe kjo është diçka që nuk duhet të më ndodhë mua. Ishte një veprim që nuk ka vend në fushat e futbollit, djali im e pa ndeshjes së bashku me bashkëshorten time. Dhe, nuk më pëlqeu aspak kur më pyeti në shtëpi nëse ishte faull, apo në momentin kur u mundua të më imitonte. Ishte diçka që nuk më bëri të ndjehem mirë.

    Kundërshtari më provokoi gjatë gjithë ndeshjes, në fillim ia dola t’i mbaja nervat. Por, pasi u ndëshkova me karton të verdhë e më pas të kuq ai vendosi bluzën para gojës dhe më shau nga familja. Më ofendoi gruan, fëmijët, familjen. Nuk munda t’i mbaja më nervat.

    Pezullimi me tetë ndeshje? Prisja edhe më shumë, 10 apo 11. Tani po e shfrytëzoj këtë periudhën e pezullimit si avantazh pasi po shoh nga distanca mënyrën si punon dhe si lëviz skuadra me trajnerin e ri. Për fat mund të luaj në ndeshjet europiane.

    Nga ana tjetër, nuk më pëlqen që etiketohem si një lojtar agresiv. Në karrierën time kam marrë vetëm gjashtë kartonë të kuq dhe para kësaj me Zurichun, isha përjashtuar vetëm një herë për arsye disiplinore. Kam 13 vite karrierë dhe nuk e kuptoj pse sillen sikur unë bëj veprime agresive çdo dy javë”, u shpreh Xhaka. 

    TË LIDHURA

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22

    Qëllohet për vdekje futbollisti i Kombëtares së Ekuadorit

    18/12/2025 12:30

    Trofeu i gjashtë sezonal për PSG-në e Luis Enriques

    17/12/2025 22:15

    Superkupa e Kosovës sërish në Turqi

    17/12/2025 21:33
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.