Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Xhaka sqaron deklaratën që bëri në Prishtinë pas ndeshjes me Kosovën
    Ballina-1

    Xhaka sqaron deklaratën që bëri në Prishtinë pas ndeshjes me Kosovën

    10/10/2023 21:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ylli i Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka ka shpjeguar kritikat që i kishte bërë gjatë një prononcimi në Prishtinë pas takimit Kosovë – Zvicër, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro2024”.

    Mesfushori me prejardhje shqiptare theksoi se kritikat nuk kishin të bëjnë me trajnerin Murat Yakin, siç u raportua në mediat zvicerane, por për ekipin dhe shtëpinë e futbollit zviceran, shkruan lajmi.net.

    “Nuk bëhet fjalë për trajnerin, por për ekipin dhe Federatën” – shpjegoi fillimisht Xhaka për televizionin SRF.

    “Infrastruktura e federatës aktualisht është e pamjaftueshme. Ambicia është e qartë dhe ne lojtarët thjesht kërkojmë fusha më të mira. Nëse nuk i ke kushtet më të mira, nuk mund të stërvitesh në mënyrë optimale”, ka shtuar Xhaka.

    “Ne jemi mjaft të rritur për të pranuar kritikat herë pas here. Kjo është pjesë e saj”, theksoi mesfushori i Bayer Leverkusenit.

    Zvicra në muajin tetor ka pasur dy takime në program, atë me Izraelin që është shtyrë për shkak të luftës në Izrael dhe atë me Bjellorusinë që do të luhet pas disa ditësh.

    Helvetikët janë lider me 14 pikë në Grupin I, pjesë e të cilës është edhe Kosova që humbi gjasat për kualifikim pasi ka tubuar vetëm katër pikë pas gjashtë ndeshjeve

    TË LIDHURA

    Malisheva turpërohet në Islandë 8:0, humbja më e thellë që nga pranimi në UEFA

    17/07/2025 22:47

    Pas elimimit nga Liga e Evropës, Prishtina mëson emrin e kundërshtarit për rrethin e dytë në Ligën e Konferencës

    17/07/2025 22:25

    Prishtina fiton ndaj Sheriffit, por eliminohet nga Liga e Evropës

    17/07/2025 22:02

    Ademi për kombëtaren e Kosovës: Federatat tjera tash po na shohin si konkurrent, dikur na shihnin ndryshe

    17/07/2025 21:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.