Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Xhelozia e Ismetit apo frika e pushtetit
    Ballina-1

    Xhelozia e Ismetit apo frika e pushtetit

    25/02/2023 23:30
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Komiteti Olimpik i Kosovës sonte ka mbajtur manifestimin “Laueratët e vitit 2022”, një ngjarje e rëndësishme dhe emocionuese për botën e sportit në vendin tonë. Kjo ngjarje, e organizuar çdo vit nga KOK-u është një mundësi e mirë për të nderuar dhe vlerësuar sportistët, trajnerët dhe punëtorët më të mirë të vitit paraprak, të cilët kanë arritur suksese të shkëlqyera në fushën e tyre.

    Me një çmim special për punën e jashtëzakonshme në drejtim të futbollit kosovar ishte parashikuar të nderohet edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili ishte kandidati i vetëm për këtë çmim. Megjithatë, në fund si duket gjërat ndryshuan dhe KOK-u e presidenti i saj, Ismet Krasniqi, nga frika e pushtetit apo nga xhelozia, mosdhënien e çmimit për Ademin, u munduan që ta mbulojnë me dhënien e çmimit për futbollistin e Kombëtares, Vedat Muriqi, ndonëse çmimi i tillë zakonisht është dhënë për personalitetet dhe punëtorët më të dalluar sportiv.

    Deri te ky vendim i KOK-ut me gjasë ka ardhur nga frika e pushtetit por edhe nga xhelozia ndaj kreut të FFK-së, i cili ka arritur të bëjë shumë viteve të fundit në futbollin e Kosovës. Janë disa njerëz që kanë frikë nga fuqia dhe ndikimi i tij, duke pasur parasysh se Agim Ademi ka arritur të krijojë raporte të shkëlqyeshme me krerët e FIFA-s e UEFA-s. Nëse do të kishte qenë një zgjedhje e lirë dhe e drejtë, pashmangshëm se ky çmim do të duhej t’i takonte kreut të FFK-së për shumë arsye.

    Çmimi special jepet për punëtorin më të mirë sportiv e jo për sportistin apo golashënuesin më të mirë. Në këtë rast, Muriqi jo që nuk e ka merituar këtë çmim, por nuk duhet të shfrytëzohet si personalitet për të mbuluar ‘xhelozitë‘ dhe lojërat e fëlliqura të kreut të KOK-ut.

    Në raste të këtilla duhet të lihen anash xhelozitë, të ketë vlerësim të drejtë dhe çmimet të ndahen në bazë të meritokracisë, por duket se kjo i mungon të parit të KOK-ut, i cili është i cektë për të qenë në krye të këtij institucioni kaq të rëndësishëm.

    TË LIDHURA

    Shaqiri nuk startoi në derbin ndaj Lusanes, trajneri shpjegon arsyen

    15/12/2025 16:05

    Armend Thaqi, “Ylli i javës”, vitet për të janë veç numra

    15/12/2025 13:13

    Asnjë minutë për Zhegrovën në fitoren e Juventusit

    14/12/2025 23:44

    Ademi në takim me gazetarët sportivë: Zëri i së vërtetës në momentet e vështira

    14/12/2025 21:59
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.