Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Xherdan Shaqiri me shoqëri shkaktojnë probleme në diskotekë në Prishtinë, nxjerrët jashtë nga sigurimi
    Ballina-1

    Xherdan Shaqiri me shoqëri shkaktojnë probleme në diskotekë në Prishtinë, nxjerrët jashtë nga sigurimi

    23/12/2023 23:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Xherdan Shaqiri është njëri prej yjeve më të mëdha të futbollit shqiptar, e po ashtu edhe i Zvicrës.

    Gjatë karrierës së tij tashmë kogja të gjatë e të bujshme vazhdimisht ka dhuruar momente krenarie, jo vetëm te shqiptarët, por edhe te zviceranët dhe te tifozët e klubeve të huaja ku ka luajtur, si në Zvicër, Gjermani, Angli, Itali, e së fundmi edhe në Amerikë.

    Mirëpo, sipas ‘GazetaExpress’, futbollisti me famë botërore që ka fituar edhe dy tituj të Ligës së Kampionëve mbrëmë është bërë pjesë e një incidenti të vogël.Ai ka ardhur në Kosovë për pushime dhe mbrëmë kishte dalë për t’u argëtuar në njërën prej klubeve të natës më të njohura në vend, në “Zone Club” në Prishtinë.

    Mirëpo, Shaqiri me një grup shokësh që e shoqëronin janë detyruar nga sigurimi i diskotekës të dalin jashtë.Shkak kanë qenë sjelljet e pahijshme të tyre dhe ankesat e të rinjve tjerë prezentë që ishin afër tyre.

    E një figurë publike ka qenë prej të pranishmeve e cila ka hasur në sjellje të pahijshme dhe të pakontrolluara të Shaqirit dhe shokëve të tij. Sidoqoftë, Gazeta Express përmes burimeve të saj të sigurta e ka konfirmuar që personi të cilit i referohet ky person ka qenë pikërisht ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri me disa shoqërues të tij, te të cilët kanë shkuar sigurimi dhe kanë kërkuar që të largohen nga diskoteka

    TË LIDHURA

    Qeveria do të investojë 1.9 milionë euro në stadiumin “Zahir Pajaziti”

    01/08/2025 16:20

    Kristal Abazaj i bashkohet kampiones së Kosovës

    01/08/2025 15:21

    Arbitri kosovar i jep dy kartonë të verdhë, por nuk e përjashton lojtarin

    01/08/2025 15:19

    Eliminohet Prishtina

    31/07/2025 22:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.