Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Xherdan Shaqiri shënon një eurogol
    Ballina-2

    Xherdan Shaqiri shënon një eurogol

    15/02/2024 13:30
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Eurogol i Xherdan Shaqirit. 32-vjeçari nga Gjilani po përgatitet me Chicago Fire për nisjen e sezonit të ri në MLS (25 shkurt).

    Skuadra amerikane zhvilloi një takim miqësor përballë Minesotta United, të cilin e fitoi 4-0. Dhe një nga golat e realizoi Shaqiri.

    Ishte minuta e 75’ kur lojtari i kombëtares së Zvicrës realizoi një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit.

    Edhe pse në një pozicion të prirët, Shaqiri gjeti cepin e trekëndëshit, duke shënuar një eurogol. Lojtari me origjinë shqiptare është pjesë e Chicago Fire prej shkurtit të vitit 2022.

    Fokusi i madh është Euro 2024, që do të organizohet gjatë verës në Gjermani (14 qershor-14 korrik). Shaqiri numëron 119 ndeshje dhe 29 gola me kombëtaren e Zvicrës.

    Helvetët janë pjesë e grupit A në Euro 2024, aty ku bëjnë pjesë edhe vendasit e Gjermanisë, Skocia dhe Hungaria.

    TË LIDHURA

    Liverpooli fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

    20/12/2025 21:43

    Agim Ademi dhe zyrtari i FIFA-s inaugurojnë ‘FIFA Arena’ në shkollën ‘Hasan Prishtina’

    20/12/2025 19:08

    City “rrëzon” Arsenalin nga pozita e parë

    20/12/2025 19:04

    Supergol i Florent Muslijës nga korneri

    20/12/2025 16:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.