Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Xhevat Prekazi e shet fanellën e tij për mijëra euro për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi
    Ballina-2

    Xhevat Prekazi e shet fanellën e tij për mijëra euro për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi

    14/02/2023 17:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ish-futbollisti nga Kosova, Xhevat Prekazi i është bashkuar listës së gjatë të sportistëve dhe të ish-sportistëve nga mbarë bota që po i ndihmojnë të prekurit nga tërmeti shkatërrues në Turqi.

    Ish-futbollisti i Galatasarayt e ka ofruar fanellën e tij me numrin 8, të cilën e vishte tek ekipi nga Stambolli, të nënshkruar nga vetë ai, për viktimat e tërmetit.

    Sipas mediave turke, përkatësisht mediumit “ntv.com.tr”, fanella e legjendës së Galatasarayt është shitur për 210,000 lira turke, respektivisht për 10,359 euro.

    Lajmin për shitjen e fanellës së tij e ka bërë edhe vetë ish-futbollisti kosovar përmes rrjetit social, Twitter.

    Shumë njerëz të vullnetit të mirë, përfshirë këtu edhe sportistë turq dhe nga mbarë bota, po mundohen ta ndihmojnë Turqinë pas tërmetit të tmerrshëm që e pësoi ky vend. 

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.