Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Xhevat Prekazi jep intervistë në gjuhën shqipe: Nuk e shikoj Superligën e Kosovës, reprezentacionin e kam shikuar disa herë
    Ballina-2

    Xhevat Prekazi jep intervistë në gjuhën shqipe: Nuk e shikoj Superligën e Kosovës, reprezentacionin e kam shikuar disa herë

    28/08/2023 14:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Shpeshherë është kritikuar. Kurrë nuk është adhuruar aq sa futbollistët tjerë shqiptarë në Jugosllavi. Ndoshta që nuk ka luajtur për Prishtinën. Por, Xhevat Prekazi është një nga futbollistët më të mirë që ka dal nga Kosova ndonjëherë.

    I lindur në Mitrovicë në një familje shqiptare, Xhevat Prekazi jeton dhe vepron në Beograd.

    Jeta e tij sillet përreth Beogradit. Atje jeton prej vitesh dhe punon si trajner me grupmosha të reja. Është edhe asistent në kombëtaren serbe të 21-vjeçarëve.

    “Qyteti im është Beogradi”, kishte deklaruar ai në një intervistë për një portal serb më 2017.

    Të dielën ai ka folur për herë të parë në një intervistë për një televizion të Kosovës. Në Klan Kosova, Xhevat Prekazi rrëfeu karrierën e tij, njohuritë për Kosovën dhe për Milot Rashicën.

    I pyetur nëse do të kthehej në Kosovë për t’i ndihmuar futbollit të vendit ku ka lindur, Prekazi tha se asnjëherë nuk është ftuar nga askush për të dhënë kontributin e tij.

    Por, ai tha se është nga Mitrovica dhe këtë gjë nuk mund ta mohojë.

    “Unë jam i Mitrovicës. Familja jem është e Mitrovicës. Prej babës e nanës, krejt në Mitrovicë kanë lind”, ka thënë Prekazi.

    Megjithatë, ai tha se ka pak njohuri për Superligën e Kosovës në futboll, kur u pyet nga intervistuesi se si e sheh futbollin e Kosovës, e në veçanti ligën e saj elitare. Dukej sikur u zu në befasi.

    “Drejt me të tregu, ligën s’e kam shiku. Por, reprezentacionin disa herë e kam këqyr. Për mua, Milot Rashica ka qenë lojtari më i mirë në Galatasaray”, tha Prekazi.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.