Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Xhudistët mësojnë kundërshtarët e Lojërave Olimpike
    Ballina-1

    Xhudistët mësojnë kundërshtarët e Lojërave Olimpike

    25/07/2024 16:44
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka i kanë mësuar kundërshtarët e raundeve të para në Lojërat Olimpike në Paris. 

    Medalistja e artë, Nora Gjakova, e cila do të garojë në kategorinë deri në 57 kilogramë, në raundin e parë përballë do ta ketë xhudisten nga Mongolia, Enkhriilen Lkhagvatogoo të Mongolisë. 

    Akil Gjakova në kategorinë deri në 73 kilogramë do ta ketë përballë medalistin e bronztë në “Tokio 2020”, brazilianin Daniel Cargnin. 

    Ndërkohë, Lorian Kuka që garon në kategorinë deri në 78 kilogramë, përballet me sllovenen Metka Lobnik. 

    Kampionia tjetër olimpike, Distria Krasniqi e kategorisë deri në 52 kilogramë dhe Laura Fazliu e kategorisë deri në 63 kilogramë, janë bartëse të grupeve dhe në raundet e para janë të lira. 

    Distria Krasniqi të jetë e para që do të dalë në tatami në “Parisi 2024”. Ajo garon më 28 korrik. 
    Nora Gjakova dhe Akil Gjakova garojnë të hënën më 29 korrik. 

    Më 30 korrik garën do ta ketë Laura Fazliu, ndërsa Loriana Kuka garon më 1 gusht.

    TË LIDHURA

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17

    Drita ruan vendin e parë pas fitores ndaj Malishevës

    05/04/2026 17:15

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.