Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Yakin konfirmohet në krye të helvetikëve, ai do ta udhëheq Zvicrën në “Euro 2024”
    Ballina-1

    Yakin konfirmohet në krye të helvetikëve, ai do ta udhëheq Zvicrën në “Euro 2024”

    28/11/2023 18:16
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

     Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll ka pasur kualifikime të komplikuara për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

    Dhe kjo solli në dyshim mbetjen e Murat Yakinit në postin e përzgjedhësit. Kishte presion të madh ndaj Yakinit dhe ndaj Federatës së Futbollit të Zvicrës. Federata zvicerane kishte vërejtjet e saj dhe ka shqyrtuar të ardhmen e Yakinit. Të martën doli me vendim zyrtar.

    Është vendosur që 49-vjeçari nga Baseli ta udhëheq Zvicrën në “Euro 2024”. Sipas njoftimit, Yakin ka arritur të gjitha synimet që i ishin vënë në kontratat e nënshkruar me federatën zvicerane.

    Kualifikimi në Euro 2024 ishte synimi i fundit, që edhe u realizua.

    “Ndonëse kemi barazuar pesë herë dhe kishim një humbje në kualifikimet e fundit, Murat Yakin ka besimin tonë të plotë. Ai ka përkrahjen tonë në të gjitha drejtimet në mënyrë që të jetë në gjendje që të marr pjesë në Kampionatin Evropian në Gjermani me ekipin më të mirë dhe stafin më të mirë të mundshëm”, ka thënë presidenti i federatës zvicerane, Dominique Blanc.

    TË LIDHURA

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.