Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Yakin për veprimin e Xhakës ndaj Serbisë: I takon të kaluarës
    Futboll ndërkombëtar

    Yakin për veprimin e Xhakës ndaj Serbisë: I takon të kaluarës

    05/12/2022 16:55
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Selektori i Zvicrës, Murat Yakin nuk ka dashur të jap asnjë koment në lidhje me veprimin e Xhakës ndaj Serbisë. Ai ka thënë se fokusi i ekipit zviceran është në ndeshjen kundër Portugalisë në 1/8 e finales të Kupës së Botës.

    Ndeshjen ndaj portugezëve, Zvicra e luan të martën nga ora 20:00.

    “Unë jam një trajner që shikon përpara. Ajo që ndodhi nuk ka më nevojë të diskutohet. Ishte një lojë e veçantë, ne ia dolëm dhe tani jemi të përqendruar për ndeshjen kundër Portugalisë”, ka thënë Yakin të hënën në konferencën për media.

    Xhaka dhe Shaqiri ishin ndër lojtarët më të mirë të Zvicrës në përballjen ndaj Serbisë. Zvicra me fitoren 3:2 siguroi kalimin në fazën nokaut të Botërorit. Për Xhakën ka folur edhe Breel Embolo. Ai ka thënë se Xhaka ndihmon lojtart e rinj të ekipit zviceran. “Është e vështirë të thuhet se ky është brezi më i mirë në Zvicër. Me Behramin, Senderosin dhe Fernandesin, Zvicra ishte e mbushur me lojtar të mëdhenj. E sigurt është se lojtarët si Xhaka i ndihmojnë lojtarët e rinj. Kjo është shumë e rëndësishme”, ka theksuar Embolo.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.