Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Yamal, 16-vjeçar, ka shansin të thyejë më shumë rekorde me Spanjën
    Ballina-2

    Yamal, 16-vjeçar, ka shansin të thyejë më shumë rekorde me Spanjën

    01/09/2023 21:58
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Me vetëm 16 vjeç, sulmuesi i ri, Lamine Yamal, arriti një tjetër moment historik të premten kur u thirr për herë të parë në Përfaqësuesen A të Spanjës. Yamal mund të bëhet lojtari më i ri i Spanjës në ndeshjet e ardhshme kualifikuese për “Euro 2024” kundër Gjeorgjisë dhe Qipros. Nëse selektori Luis de la Fuente e inkuadron adoleshentin në ndeshjet që Spanja i luan më 8 dhe 12 shtator, atëherë Yamal do të thyente rekordin e bashkëlojtarit të tij te Barcelona, Gavit. Mesfushori Gavi u bë lojtari më i ri që luajti për Spanjën gjatë fitores në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve ndaj Italisë në moshën 17 vjeç e 62 ditë, në tetor të vitit 2021. Gavi theu rekordin e vendosur në vitin 1936 nga Angel Zubieta Redondo, i cili e veshi fanellën e Spanjës në moshën 17 vjeçe e 284 ditë në një ndeshje miqësore.

    Stafeta tani mund të merret nga Yamal, që mund të shtojë një rekord të ri në një koleksion në rritje, i cili filloi kur ai u bë debutuesi më i ri i Barcelonës në La Liga, kundër Real Betisit në prill me vetëm 15 vjeç e 9 muaj.

    “Jam shumë i lumtur që mund të arrij këtë rekord, por shpresoj se mund të thyej më shumë”, tha lojtari i ri që mund të luajë në të tri pozicionet sulmuese, për faqen e klubit në atë kohë.

    Katër muaj më vonë Yamal shkëlqen te Barça, ku largimi i Ousmane Dembele në Paris Saint-Germain dhe pezullimi me dy ndeshje i Raphinhas i dhanë atij një shans të madh për të bërë përshtypje. Ai u bë titullari më i ri i La Ligas në shekullin e XXI kundër Cadizit dhe më pas luajti edhe ndaj Villarrealit, ku u shpall edhe lojtari i ndeshjes. Në “Estadio de la Ceramica” të dielën e kaluar, paraqitja e tij fantastike bëri që Yamal të duartrokitet nga të gjithë kur u zëvendësua nga Ansu Fati.

    “Për fat të mirë luaj pa frikë, përpiqem vetëm të luaj futboll, gjë në të cilën jam i mirë”, tha Yamal. “Mamaja ime ka pak frikë kur luaj si titullar, por më mbështet shumë”.

    Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, tha se ai beson fuqishëm në potencialin e Yamalit. Madje, Xavi beson se Yamal është lojtar që mund të shkëlqejë në klub gjatë shumë vjetëve të ardhshëm.

    TË LIDHURA

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.