Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Yamal reagon pas eliminimit nga Championsi, e bën një premtim të madh
    Ballina-2

    Yamal reagon pas eliminimit nga Championsi, e bën një premtim të madh

    15/04/2026 13:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Lamine Yamal është mjaft i dëshpëruar pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve.

    Ylli spanjoll shkëlqeu mbrëmë në ndeshjen e kthimit çerekfinale ndaj Atletico Madridit duke e shënuar një gol dhe duke dhuruar topa për shokët e skuadrës, por kjo ishte e pamjaftueshme për “Blaugrana”.

    Gjiganti katalunas fitoi 2:1 në “Metropolitano”, por i kushtoi humbja 0:2 në “Camp Nou” javën e kaluar, e cila i çoi “Los Colchoneros” në gjysmëfinale të kësaj gare.

    Sidoqoftë, përfaqësuesi spanjoll beson shumë tek lideri i La Ligas dhe e ka bërë një premtim të madh për tifozët, duke i siguruar ata se herët ose vonë, trofeu i Championsit do të rikthehet në Kataluni.

    “Dhamë gjithçka, por nuk ishte e mjaftueshme. Kjo është vetëm një pjesë e rrugëtimit: për të arritur në majë duhet të ngjitesh, dhe e dimë që nuk do të jetë e lehtë dhe askush nuk do ta bëjë të lehtë për ne. Por dorëzimi nuk është një opsion.”

    “Kemi më shumë se mjaft arsye për të besuar dhe do të shkojmë drejt tyre me gjithçka që kemi. Çdo gabim është një mësim, dhe mos dyshoni që do të mësojmë nga secili prej tyre.”

    “Ne jemi Barça, dhe do të rikthehemi aty ku duhet. Prindërit e mi më kanë mësuar se fjala e një burri gjithmonë mbahet… dhe do ta sjellim atë në Barcelonë. Gjithmonë Barça!”

    TË LIDHURA

    Bayerni e Arsenali në gjysmëfinale të Championsit, ndeshja në Munih ishte e “çmendur”

    15/04/2026 23:02

    Ia theu rekordin e golave, Vedat Muriqi merr mesazh nga Eto’o: Jam krenar për ty!

    15/04/2026 19:56

    Kosova mund të ftohet nga FIFA në play-off emergjent për Botërorin 2026

    15/04/2026 19:29

    Hyseni: Brenda këtij viti besoj që stadium do të jetë i përmbyllur si projekt

    15/04/2026 15:37
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.