Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Yamal zbulon arsyen e fortë pse fotoja me Messin që u bë virale ishte mbajtur fshehtë nga publiku
    Ballina-2

    Yamal zbulon arsyen e fortë pse fotoja me Messin që u bë virale ishte mbajtur fshehtë nga publiku

    12/07/2024 19:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi i Spanjës, Lamine Yamal, ka thënë se fotografia e tij me Messin si foshnje që u bë virale anembanë botës është mbajtur fshehtë deri më tani për shkak se krahasimet me legjendën e Barcelonës nuk do t’i bënin mirë karrierës së tij.

    Fotografi që datojnë nga viti 2007, duke u larë atëherë kur Yamal ishte vetëm gjashtë muajsh nën përkujdesjen e nënës së tij Sheila Ebana, u bën virale më herët gjatë këtij muaji dhe shpejt morën vëmendjen e të gjithëve anembanë botës.

    Këto fotografi ishin pjesë e një serie fotografish që ishin bërë për shkak të kalendarit të bamirësisë që ishte organizuar nga gazeta katalanase Diario Sport në bashkëpunim me UNICEF-in.

    “Natyrisht, në momentin kur janë shkrepur fotot unë nuk isha i vetëdijshëm se çfarë po ndodhte në atë moshë”, ka thënë fillimisht Yamal për Jijantes.

    “Babai im i pati fotot dhe i ruajti ato dhe kurrë nuk u publikuan, veçanërisht sepse ne nuk dëshironim të krijonim krahasime me Messin”.

    “Askush nuk do të mërzitej që të krahasohej me lojtarin më të mirë në histori, por është diçka që mund të punojë kundër juve sepse unë kurrë nuk do të jem si ai”.

    Ashtu siç ndodhi, paraqitjet e jashtëzakonshme të Yamal për Barcelonën si një sulmues që preferon të luajë me këmbën e majtë dhe aktivizohet në të djathtë të sulmit, bën që ai të krahasohet me Messin.

    Pasi bëri debutimin e tij për ekipin e parë të Barcelonës në moshën 15-vjeçare në vitin 2023, ai ka bërë mbi 50 paraqitje sezonin e kaluar, duke fituar kështu ftesën nga kombëtarja e Spanjës.

    Yamal u bë lojtari më i ri në histori që luan dhe shënon në një Kampionat Evropian gjatë edicionit të këtij viti që po mbahet në Gjermani.

    Ylli i Barcelonës ka qenë njëri ndër yjet më të spikatur të Euro 2024, duke shënuar një gol spektakolar në gjysmëfinale ndaj Francës, për t’i ndihmuar ‘Furisë së Kuqe’ që të kualifikohet në finale.

    Në finale Spanja do të takohet me Anglinë, ndeshje kjo që do të luhet më datë 14 korrik me fillim nga ora 21:00 në qytetin e Berlinit.

    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.