Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ylli akuzon FBK-në për kritere të dyfishta
    Ballina-2

    Ylli akuzon FBK-në për kritere të dyfishta

    22/09/2023 16:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Golden Eagle Ylli është gjobitur me 1700 euro për dhunën e shfaqur në finalen e Superkupës së Kosovës në basketboll. Ylli ishte organizator i turneut, ndërsa në finale u paraqitën Trepça dhe Peja. Finalja u shoqërua me incidente të rënda. Klubet finaliste nuk u gjobitën dhe kjo ka bërë që Golden Eagle Ylli të akuzojë Komisionin e Garave të FBK-së për kritere të dyfishta.

    “Shqetësimi ynë qëndron te këto kritere që vitin e kaluar pas eskalimit të situatës janë shqiptuar dënime për dy ekipet pjesëmarrëse në finale e jo organizatori. Këtë vit ndodhë e kundërta, dënohet organizatori e jo ekipet pjesëmarrëse”, ka shkruar Ylli i Suharekës.

    Ky klub ka paralajmëruar kallëzim penal për demolimin e palestrës “13 Qershori”. Nuk ka njoftuar se ndaj kujt do ta bëjë kallëzimin penal.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.