Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ylli e regjistron fitoren e tretë radhazi, mposht edhe Bashkimin 
    Sporte tjera

    Ylli e regjistron fitoren e tretë radhazi, mposht edhe Bashkimin 

    23/10/2022 22:45
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Golden Eagle Ylli është këndellur dhe ka shënuar fitoren e tretë radhazi. Therandasit kanë mundur Bashkimin me rezultat 76:71 (19:19, 24:18, 16:22, 17:14), në xhiron e shtatë të Prince Caffe Superligës.

    Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, ku epërsinë më të lartë e kishin mysafirët, gjashtë pikë, 11:17, por vendasit u kthyen shpejt për të barazuar rezultatin në 19:19, sa përfundoi kjo pjesë. Në periodën e dytë, vendasit kishin epërsi të lehtë, por pa arritur shkëputjen e madhe, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 43:37.

    Prizrenasit shumë shpejt u rikthyen në periodën e tretë, ku kaluan në epërsi 45:46 dhe deri në fund të kësaj pjese zhvillohet lojë e barabartë, aq sa ishte rezultati pas 30 minutash, 59:59. Kjo bëri që dhjetë minutat e fundit të jenë vendimtarë, ku më të vëmendshëm u treguan vendasit, që fituan 76:73.

    Te Golden Eagle Ylli u dalluan Henrik Sirko me 21 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime dhe Chris Harris me 14 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa te Bashkimi më të mirët ishin Prentiss Nixon me 15 pikë e gjashtë kërcime dhe Fahro Alihoxhiq me 13 pikë e dhjetë kërcime.

    Për Yllin ishte fitorja e tretë radhazi pas katër humbjeve, ndërsa Bashkimi numëron dy fitore e pesë humbje. 

    TË LIDHURA

    Ademi vazhdon lobimin tek talentet kosovarë: Avdullahu është futbollist fantastik, Kosova e pret me duar hapur

    01/07/2025 15:25

    Ademi: Franco Foda asnjëherë nuk ka thënë po shkoj

    01/07/2025 14:27

    Çalhanoglu thyen heshtjen pas deklaratave të Lautaros: Unë kurrë s’e kam tradhtuar këtë fanellë

    01/07/2025 13:38

    Fluminense shkakton befasinë e madhe, eliminon Interin nga Kupa e Botës për Klube

    30/06/2025 23:06
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.