Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ylli fiton trillerin ndaj Pejës
    Ballina-2

    Ylli fiton trillerin ndaj Pejës

    14/12/2022 22:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Golden Eagle Ylli ka regjistruar fitoren e tetë radhazi, ku në një ndeshje dramatike ka mundur Pejën me shifrat 58:57 (21:14, 16:17, 9:16, 12:10), në ndeshjen e mbetur të xhiros së dhjetë.

    Sfida ka qenë interesante dhe pothuajse e barabartë gjatë gjithë takimit, ndërsa në fund takimin e vendosi Valon Bunjaku me dy gjuajtje të lira.

    Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua ndeshje shumë interesante.

    Peja ishte duke fituar 50:52, por therandasit me gjashtë pikë radhazi kaluan në epërsi 56:52, megjithatë, asgjë nuk kishte përfunduar, pasi mysafirët shënuan në dy aksione radhazi për 56:57, kurse në sekondën e fundit Valon Bunjaku u ndal në mënyrë të palejuar dhe ishte i pagabueshëm nga gjuajtjet e lira për 58:57, ndërsa në aksionin e fundit nuk ishin të saktë mysafirët dhe Ylli regjistroi fitoren e tetë radhazi pas katër humbjeve, kurse pejanët kanë dhjetë fitore e tri humbje.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.