Futbollisti Lamine Yamal, në sezonin e ri do ta fesh fanellën me numrin 19.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Barcelonës përmes një komunikate zyrtare.
17-vjeçari i cili së fundi u shpall Kampion i Evropës me Spanjën, mbi supe do ta ketë numrin që dikur e mbante edhe Lionel Messi si dhe futbollistët Patrick Kluivert dhe Sergio Agüero.
Yamal sezonin e fundit mbante veshur fanellën me numrin 27, derisa ajo me numrin 19 ishte pronë e Vitor Roque. /GazetaSport