Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ylli i Prishtinës shpallet “Ylli i Javës” në Superligë
    Ballina-1

    Ylli i Prishtinës shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

    18/05/2025 14:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ron Raçi e ka fituar epitetin e “Yllit të Javës” në elitën e futbollit kosovar.

    Raçi me një gol të shënuar në minutat shtesë ndaj Feronikelit’74 arriti t’ja sigurojë mbijetesën Prishtinës edhe për një edicion në Superligë.Kjo ka bërë që ai nga Komisioni i FFK-së për vlerësim të futbollistit më të mirë ta fitoi epitetin e Yllit të Javës.

    Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Blerim Haxholli, Isuf Llumnica dhe Rifat Nasufi. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e tridhjet e pestë t’i takojë mbrojtësit Raçi, i cili me golin e tij i mundësoj Prishtinës të arkëtoj tre pikë në fitoren kundër FC Feronikeli 74, e cila përfundoi me rezultat 0:1.

    🗣Pasi mori këtë çmim, Roni u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Fitorja e djeshme është ndjenjën që s’di ta përshkruaj; s’ka fjalë, është një ndjenjë e paparashikueshme. Megjithatë, jam shumë i lumtur për golin me të cilin e ndihmova ekipin. Një falënderim i veçantë shkon për gjithë stafin dhe bashkëlojtarët, sepse pa ta nuk do të ishte e mundur ajo golë. Jam shumë i lumtur që e ndihmova ekipin, sidomos duke pasur parasysh që kemi qenë në një situatë jo aq të mirë – jo aty ku i takon Prishtinës të jetë.

    Të enjten kemi ndeshjen e Kupës, ku do ta tregojmë veten, dhe besoj që do të fitojmë dhe do të sigurojmë një vend në Evropë. Ka qenë një kampionat me shumë sfida, me ulje dhe ngritje, por tani e kemi rastin të tregojmë veten në finalen e Kupës. Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Kampionatin e kemi përfunduar dhe tani jemi të fokusuar plotësisht për të enjten. Shpresoj që të ndahemi të kënaqur dhe të fitojmë Kupën.

    Një falënderim i veçantë shkon edhe për Federatën e Futbollit, që më vlerësoi përsëri si Ylli i Javës. Është një ndjenjë shumë e mirë për mua dhe më motivon të vazhdoj me paraqitje të mira.”– tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

    TË LIDHURA

    Tottenhami e shkarkon Ange Postecogloun, pavarësisht triumfit në Ligën e Europës

    06/06/2025 18:50

    Selektori i Serbisë e nis konferencën në gjuhën shqipe, ia uron besimtarëve edhe festën e Bajramit

    06/06/2025 18:48

    Kosova publikon formacionin, sulmit i prin Asllani, deputon Baton Zabërgja

    06/06/2025 18:06

    Tottenhami interesohet për Amir Rrahmanin

    06/06/2025 17:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.