Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ylli i Realit me Messin tek Inter Miami, Beckham tenton super goditjen
    Ballina-1

    Ylli i Realit me Messin tek Inter Miami, Beckham tenton super goditjen

    29/08/2023 21:19
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    David Beckham është parë në pushime në shoqërinë e Luka Modric. Tfizët e Inter Miami ëndërrojnë që kampioni kroat të jetë shoku i ri i skuadrës i Lionel Messi-t, Sergio Busquets dhe Jordi Alba-s.

    Victoria Beckham ka publikuar fotografitë nga Sipan, një ishull i Kroacisë, duke ndezur ëndrrat e tifozëve të klubit amerikan. Beckham është fotografuar teksa bisedonte me Modric.

    Kanë qenë të shumta komentet pas postimit që u bë viral në rrjetet sociale (mbi 7 milionë like në Twitter). Ka nga ata që kanë shkruar: “Mendoj se Modric do të kalojë te Burger League”. Një tjetër ka thënë: “Po kërkon ta bindë të transferohet tek Inter Miami”.

    Vetëm koha do të zbulojë planet e Beckham, i cili, nëse do të arrije me të vërtetë ta marrë Modric në MLS, do ta bënte kampionatin amerikan akoma më kompetitiv.

    TË LIDHURA

    Liverpooli fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

    20/12/2025 21:43

    Agim Ademi dhe zyrtari i FIFA-s inaugurojnë ‘FIFA Arena’ në shkollën ‘Hasan Prishtina’

    20/12/2025 19:08

    City “rrëzon” Arsenalin nga pozita e parë

    20/12/2025 19:04

    Supergol i Florent Muslijës nga korneri

    20/12/2025 16:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.