Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ylli kroat këput ligamentet, përfundon me urgjencë në sallën kirurgjikale
    Ballina-1

    Ylli kroat këput ligamentet, përfundon me urgjencë në sallën kirurgjikale

    20/09/2023 15:43
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Seanca stërvitore me Tottenham rezultoi fatkeqe për Ivan Perisic.

    Anësori i “Spurs-ave” u dëmtua ndërsa analizat e detajuara vërtetuan atë që i druheshin të gjithë. Perisic kishte këputur ligamentet e gjurit të djathtë teksa u dërgua menjëherë në sallën e operacionit.

    34-vjeçari do të mungojë për pjesën më të madhe të sezonit ndërsa shpreson të rikthehet vetëm në dy muajt e fundit sezonal. Tashmë, objektivi parësor i ish-lojtarit të Inter është t’ia dalë të jetë pjesë e Kroacisë në fazën finale të Euro 2024 që zhvillohet në Gjermani.

    Ky dëmtim vendos në dyshim të gjitha planet e Perisic, që këtë sezon te Tottenham dukej se kishte rigjetur versionin e tij më të mirë duke u aktivizuar në të gjashta ndeshjet e skuadrës nga Londra.

    TË LIDHURA

    Villa mposht Manchester Unitedin, Rogers vendimtar

    21/12/2025 21:20

    Rrahmani, fitues i çmimit “Fadil Vokrri”

    21/12/2025 21:15

    Arb Manaj, futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë

    21/12/2025 21:13

    Drita, klubi më i mirë i vitit

    21/12/2025 20:30
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.