Ylli me fitoren më të thellë të edicionit, e shkatërron Rahovecin

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitoren më të thellë këtë edicion në Superligën e Kosovës në basketboll. Në kuadër të xhiros së tetë Ylli në Suharekë fitoi ndaj Rahovecit me rezultatin 109:59. Ylli ka dominuar plotësisht dhe herët ka siguruar fitoren. Kështu skuadra kampione po vazhdon me rezultate të mira pas startit negativ. Rashun Davis
Golden Eagle Ylli ka shënuar fitoren më të thellë këtë edicion në Superligën e Kosovës në basketboll. Në kuadër të xhiros së tetë Ylli në Suharekë fitoi ndaj Rahovecit me rezultatin 109:59. Ylli ka dominuar plotësisht dhe herët ka siguruar fitoren.
Kështu skuadra kampione po vazhdon me rezultate të mira pas startit negativ. Rashun Davis ishte më i miri tek Ylli me 21 pikë e tetë asistime. Henrik Shirko i realizoi 20 pikë e pesë asistime. Bashir Ahmed i kishte 18 pikë e 10 kërcime.
Te Rahoveci pak më mirë u paraqit Jahi Carson me 18 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime. Por ai i kishte edhe shtatë topa të humbur.
Rahoveci pësoi humbjen e shtatë. Me nëntë pikë renditet i fundit. Ylli tani i ka 12 pikë dhe ngritet në vendin e tretë.



