Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ylli merr vendim: Biletat shiten vetëm me letërnjoftim
    Ballina-2

    Ylli merr vendim: Biletat shiten vetëm me letërnjoftim

    17/05/2024 10:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Golden Eagle Ylli ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e katërt të finales së plejofit ndaj Trepçës.

    Ndeshja zhvillohet të dielën nga ora 17:00 në Suharekë. Rezultati pas tri ndeshjeve finale në plejofin e Superligës së Kosovës në basketboll është 2:1 në të mirë të Trepçës.

    Ylli ka njoftuar se biletat mund të blihen vetëm duke e prezantuar letërnjoftimin. Kjo bëhet që në palestër të ketë tifozë suharekas e jo që shumica të jenë nga Mitrovica. Kjo kishte ndodhur në ndeshjen e dytë të serisë finale. Më shumë se gjysma e tifozëve në “13 Qershori” ishin mitrovicas.

    Seria finale e plejofit po përcillet me interesim shumë të madh nga tifozët.

    “Biletat shiten vetëm me letërnjoftim dhe e njëjta biletë në hyrje të palestrës vlenë nëse e keni letërnjoftimin. Në të kundërtën nuk lejohet hyrja”, shkruan në njoftimin e Yllit.

    Skuadra që i shënon tri fitore shpallet kampione.

    TË LIDHURA

    Fitore e Novi Pazarit ndaj federatës serbe, UEFA ia lejon pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës klubit nga Sanxhaku

    13/06/2025 23:16

    Albion Rrahmani operohet në Rumani

    13/06/2025 16:55

    Pavarësisht se është larguar, Luka Modriq merr pjesë në stërvitje te Real Madridi

    13/06/2025 13:43

    Cilësohej pika më e dobët, por tani mesfusha e Kosovës është shumë e fortë

    13/06/2025 10:18
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.