Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ylli nuk ka të ndalur, e regjistron edhe fitoren e 15-të radhazi
    Ballina-2

    Ylli nuk ka të ndalur, e regjistron edhe fitoren e 15-të radhazi

    22/01/2023 23:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Golden Eagle Ylli nuk ndalet. Kampioni i Kosovës ka regjistruar fitoren e 15-të radhazi pas katër humbjeve që kishte në fillim.

    Në një ndeshje aspak të lehtë, therandasit pas vazhdimeve kanë mundur Vëllaznimin me rezultat 79:76 (13:24, 17:14, 17:11, 19:17, 13:10), në xhiron e 19-të të Prince Caffe Superligës.

    Vëllaznimi numëron shtatë fitore e 12 humbje. 

    Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë me epërsi të dyfishtë 7:14, e më pas e ngritën epërsinë deri në 13 pikë, 11:24, kurse çereku i parë përfundoi 13:24. Në periudhën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë me vendasit që afronin rezultatit, sidoqoftë, skuadrat shkuan në pushim me shifrat 30:38. 

    Therandasit vazhduan me lojë të mirë në periodën e tretë dhe dalëngadalë shkrinë epërsinë dhe kaluan për herë të parë në avantazh 46:44, kurse rezultati pas 30 minutash në semafor ishte 47:49. Kjo bëri që dhjetë minutat e fundit të jenë interesant dhe në fund të dy skuadrat kishin mundësinë për fitore dhe ndeshja shkoi në vazhdime (66:66). 

    Edhe në vazhdime u zhvillua lojë interesante, por në fund Ylli u tregua pak më i vëmendshëm se kuqezinjtë dhe fitoi 79:76. Bashir Ahmed shënoi 19 pikë për vendasit, ndërsa Henrik Sirko shtoi 16 për vendasit, kurse për mysafirët më i miri ishte Damonte Dodd me 14 pikë e 24 kërcime. 

    TË LIDHURA

    Jasir Asani bëhet me skuadër të re

    19/06/2025 13:41

    Real Madridi humb penallti në fund, barazon me Al Hilalin

    18/06/2025 23:15

    Drita nis transferimet, zyrtarizon futbollistin që ishte pjesë e Feronikelit ’74

    18/06/2025 20:34

    City e nis me fitore mbrojtjen e Kupën së Botës për Klube

    18/06/2025 20:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.