Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ylli vazhdon me humbje në FIBA Europe Cup
    Ballina-2

    Ylli vazhdon me humbje në FIBA Europe Cup

    19/10/2022 22:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Golden Eagle Ylli e ka humbur edhe ndeshjen e dytë në kuadër të fazës së grupeve të FIBA Europe Cup.

    Të mërkurën mbrëma, Ylli pësoi thellë në ndeshjen e luajtur në Gjermani nga Niners Chemnitz.
    Dueli që i takoi Grupit A, përfundoi me shifrat 90:60 në të mirë të ekipit nga Bundesliga gjermane.
    Gjatë tërë ndeshjes Chemnitzi ishte bindshëm më i mirë se Ylli. Skuadra vendase gjatë tërë kohës ka qenë në epërsi ndaj kampionit në fuqi të Kosovës, të cilit ia shkaktoi humbjen e dytë rresht. Skuadra nga Suhareka e fitoi vetëm çerekun e katërt (19:17), por kjo nuk pati ndonjë vlerë për shkak të avantazhit të thellë që e kishte krijuar Chemnitzi. Arnas Velicka me   pikë ishte më i dalluari te Chemnitzi, i përcjell nga Kevin Yebo me 17 sosh.

    Te Ylli, vetëm Rashun Davis e Jay Threat e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore. Davis pati 14 pikë të shënuara, ndërsa Threat e mbylli ndeshjen me 15 pikë. Ndeshjen e radhës, Ylli e luan javën e ardhshme në udhëtim te skuadra Bamberg Brose që ka dy fitore në po aq ndeshje të luajtura.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.