Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ylli vazhdon me humbje në FIBA Europe Cup
    Ballina-2

    Ylli vazhdon me humbje në FIBA Europe Cup

    19/10/2022 22:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Golden Eagle Ylli e ka humbur edhe ndeshjen e dytë në kuadër të fazës së grupeve të FIBA Europe Cup.

    Të mërkurën mbrëma, Ylli pësoi thellë në ndeshjen e luajtur në Gjermani nga Niners Chemnitz.
    Dueli që i takoi Grupit A, përfundoi me shifrat 90:60 në të mirë të ekipit nga Bundesliga gjermane.
    Gjatë tërë ndeshjes Chemnitzi ishte bindshëm më i mirë se Ylli. Skuadra vendase gjatë tërë kohës ka qenë në epërsi ndaj kampionit në fuqi të Kosovës, të cilit ia shkaktoi humbjen e dytë rresht. Skuadra nga Suhareka e fitoi vetëm çerekun e katërt (19:17), por kjo nuk pati ndonjë vlerë për shkak të avantazhit të thellë që e kishte krijuar Chemnitzi. Arnas Velicka me   pikë ishte më i dalluari te Chemnitzi, i përcjell nga Kevin Yebo me 17 sosh.

    Te Ylli, vetëm Rashun Davis e Jay Threat e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore. Davis pati 14 pikë të shënuara, ndërsa Threat e mbylli ndeshjen me 15 pikë. Ndeshjen e radhës, Ylli e luan javën e ardhshme në udhëtim te skuadra Bamberg Brose që ka dy fitore në po aq ndeshje të luajtura.

    TË LIDHURA

    Franco Foda: Me Slloveninë synojmë të paktën një pikë

    10/11/2025 14:55

    Përparim Rama e Agim Ademi përurojnë stadiumin e Prishtinës së Re

    08/11/2025 16:45

    Tovërlani e ‘godet’ Vokrrin: S’ka të drejtë loje te Shqipëria, tek ne donte vend titullari e tek Afrim Tovërlani veç deka është e sigurt

    08/11/2025 12:10

    Fitore e jashtëzakonshme e Ramiz Sadikut, e mposht Vushtrrinë në kryeqytet

    07/11/2025 16:10
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.