Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjet e shtatorit
    Ballina-1

    Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjet e shtatorit

    20/08/2025 11:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një ditë pasi u prezantua te skuadra nga Ukraina, Metalist 1925, sulmuesi i krahut, Baton Zabërgja ka marrë ftesë nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e shtatorit.

    Klubi ukrainas, të mërkurën e ka konfirmuar ftesën për Zabërgjën, në të cilin llogarit selektori i Kosovës, Franco Foda.

    “Lojtari i ri i Metalist 1925, Baton Zabërgja, është thirrur në ekipin kombëtar të Kosovës për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 që luhen në shtator”, ka njoftuar Metalisti në faqen e tij zyrtare.

    Kosova në fillim të shtatorit, do ti luajë dy ndeshje në kuadër të Grupit B kualifikues për Kupën e Botës 2026.

    Më 5 shtator, Kosova në Basel do të përballet me Zvicrën kurse më 8 shtator e pret Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Zabërgja ka vetëm një paraqitje me Kosovën, ndërsa të martën është zyrtarizuar te Metalisti i Ukrainës, ekip të cilit iu bashkua nga Dinamo City i Shqipërisë.

    24-vjeçari me ekipin nga Ukraina ka firmosur kontratë trevjeçare me opsionin e rinovimit edhe për vitin e katërt.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.