Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zaniolo thërret Juventusin
    Ballina-2

    Zaniolo thërret Juventusin

    29/06/2023 17:38
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi i krahut, Nicolo Zaniolo, është i gatshëm të rikthehet në Serie A, por vetëm te skuadra e Juventusit. Futbollisti i Galatasarayt në një intervistë të enjten ka pranuar se dëshira e tij është që t’i bashkohet Juventusit.

    Ditë më parë është raportuar se Juventusi është në negociata me ekipin turk, i cili është i gatshëm ta lirojë Zaniolon për një ofertë mbi 20 milionë euro.

    23-vjeçari në janar të këtij viti iu bashkua Galatasarayt nga Roma dhe me kampionin e Turqisë ka kontratë deri në vitin 2027.

    “Të luaj për Juventusin do të ishte realizim i ëndrrës për shkak se gjithmonë kam bërë tifo për këtë ekip. Bëhet fjalë për një ekip të madh dhe nëse ekziston mundësia t’i bashkohem, do të isha i lumtur”, ka thënë Zaniolo.

    Në 10 ndeshje të luajtura në kampionatin turk, Zaniolo ka shënuar 5 gola.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.