Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zbulohen detajet e vrasjes tronditëse të futbollistit brazilian
    Ballina-1

    Zbulohen detajet e vrasjes tronditëse të futbollistit brazilian

    06/07/2023 10:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kërkimi dhjetëditor për një futbollist nga Brazili i cili u zhduk më 25 qershor përfundoi me një gjetje tragjike.

    Trupi i Vinicius Sculni (19) është gjetur i copëtuar dhe pa kokë, ndërsa policia po heton disa opsione që dyshohet se kanë çuar në vdekjen e të riut, transmeton Demokracia.com.

    Gazeta e njohur spanjolle “Marca”, duke cituar “disa burime nga Brazili”, raporton se ish e dashura e Vinicius është e dyshuara kryesore për vdekjen e tij.

    Futbollisti erdhi për vizitë, dhe ajo dyshohet se e vrau atë. Nuk dihen motivet e një krimi të tillë, por gjithçka flet për motive sentimentale dhe pasionante pas krimit, thotë “Marca”.

    Ish-e dashura mohoi akuzat dhe i tha policisë se futbollisti hyri në shtëpinë e saj në Pindota Pori, një qytet i vogël në Paraguaj që ndodhet në kufirin me Brazilin.

    Kujtojmë, pjesë të trupit të futbollistit janë gjetur në shtetin federal të Mato Grodo do Sul, në lumin Iguatema. Më 25 qershor ka shkuar në një festë me miqtë dhe pasi është larguar është zhdukur.

    Mediat në Brazil raportojnë se janë gjetur vetëm pjesë të ijës, trungut dhe një kofshë, se pjesa tjetër e trupit po kërkohet dhe se i riu është identifikuar nga tatuazhet. /GazetaSport.info

    TË LIDHURA

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22

    Qëllohet për vdekje futbollisti i Kombëtares së Ekuadorit

    18/12/2025 12:30

    Trofeu i gjashtë sezonal për PSG-në e Luis Enriques

    17/12/2025 22:15

    Superkupa e Kosovës sërish në Turqi

    17/12/2025 21:33
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.