Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zbulohen kërkesat superluksoze të Neymarit për transferimin në Arabi
    Ballina-1

    Zbulohen kërkesat superluksoze të Neymarit për transferimin në Arabi

    16/08/2023 14:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Janë zbuluar kërkesat luksoze të futbollistit brazilian, Neymar, për t’u transferuar në Arabinë Saudite. Lojtari i është bashkuar Al-Hilalit me marrëveshje dyvjeçare që do t’i sjellë përfitime prej gati 3 milionë eurosh në javë.

    32-vjeçari është ylli i fundit që ka kaluar këtë verë në Arabi, pas dhjetëra futbollistëve me nam.

    Gazeta “The Sun” ka raportuar se ish-ylli i Paris Saint-Germainit ka kërkuar nga pronarët e Al-Hilalit tri vetura luksoze për vete dhe që familjarët e tij të kenë katër Mercedes G Wagonë dhe një kombi Mercedes me një shofer personal. Neymari po ashtu ka kërkuar që shoferi të jetë në dispozicion të tij çdo ditë të vitit për të, miqtë e tij dhe familjarët.

    Veturat luksoze përfshijnë Bentley Continental GP, Aston Martin DBX dhe Lamborghini Huracan, në vlerë prej rreth 600 mijë eurosh.

    Image

    Në shtëpi, Neymari ka kërkuar që një frigorifer të jetë përherë i mbushur me një lëng të preferuar të tij dhe pije për miqtë dhe familjarët.

    Image

    Po ashtu ka kërkuar t’i ketë tri sauna në shtëpi dhe pesë punëtorë të përhershëm, duke përfshirë një kuzhinier për t’i ndihmuar kuzhinierit nga Brazili dhe dy pastrues.

    Një burim i ka thënë mediumit se Neymari ka kërkuar që të gjitha shpenzimet e tij nëpër hotele, restorante dhe qytetet që mund t’i vizitojë kur të jetë i lirë të mbulohen nga pronarët e Al-Hilalit.

    Kontrata e Neymarit parasheh që sulmuesi të marrë pagë vjetore prej rreth 160 milionë eurosh. Ai do të jetë ndër futbollistët më të paguar, menjëherë pas Cristiano Ronaldos e Karim Benzemas.

    Bëhet e ditur po ashtu se marrëveshja parasheh që Neymarit t’i mundësohet përdorimi i një aeroplani privat kurdo që ai apo familja e tij duan të udhëtojnë.

    Image

    Ka kërkuar edhe një pishinë, me dimensione të caktuara.

    Po ashtu shtëpia e tij pritet t’i ketë minimum 25 dhoma, ashtu që me të të jetojnë miqtë dhe miqtë.

    Neymari më 2017 ishte bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori, kur PSG-ja e transferoi për rreth 230 milionë euro nga Barcelona.

    TË LIDHURA

    Ylli i Manchester United në lidhje me ish-të dashurën e Kylian Mbappe

    07/07/2025 20:09

    Rekordi i Lamine Yamal rrëzohet më pak se një vit pas vendosjes – Gilberto Mora shkruan historinë me Meksikën

    07/07/2025 20:00

    Arsyetohet Donnarumma: Nuk ishte qëllimi ta lëndoja Musialan

    07/07/2025 19:45

    Osimhen, i hapur që të kthehet sërish te Galatasaray

    07/07/2025 18:14
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.