Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zbulohen shifrat, stadiumi “Al Bayt” sonte do të jetë i stërmbushur me tifozë marokenë
    Ballina-2

    Zbulohen shifrat, stadiumi “Al Bayt” sonte do të jetë i stërmbushur me tifozë marokenë

    14/12/2022 19:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sonte do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Botës në “Katar 2022”, mes Francës dhe Marokut.

    Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:00, teksa ekipi fitues do t’i bashkohet Argjentinës në finalen e madhe.

    “RMC Sport” ka raportuar se 55 mijë nga afro 69 mijë spektatorë, që do të jenë të pranishëm sonte në stadiumin “Al Bayt”, do të jenë marokenë.

    Ndërkohë, “AFP” kishte raportuar sot gjatë ditës se disa fluturime nga Maroku drejt Dohas janë anuluar.

    Sipas këtij mediumi, 2100 tifozë ishin të paraparë për të udhëtuar nga ky vend.

    Maroku bëri historinë me kalimin në gjysmëfinale, pasi u bë vendi i parë nga Afrika që kualifikohet deri në këtë fazë të Kupës së Botës.

    Mbetet të shihet sonte nëse historia do të vazhdojë, apo do të përfundojë këtu. /Gazeta Express/

    TË LIDHURA

    Presidenti Ademi: Kërkojmë fitoren që në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës, Kosova është shumë e fortë

    16/06/2025 13:42

    Ademi: Do të bëjmë gjithçka që Foda të vazhdojë me Kosovën

    16/06/2025 13:10

    Xhaka i thotë “PO” Milanit

    16/06/2025 11:57

    “Blindim” apo riformatim, Sylvinho në udhëkryq – Beogradi mund ta ndryshojë skenarin

    16/06/2025 10:37
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.