Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zbulohet arsyeja pse FIFA dënoi Shqipërinë, kishte të bënte me thirrjet kundër Serbisë
    Ballina-1

    Zbulohet arsyeja pse FIFA dënoi Shqipërinë, kishte të bënte me thirrjet kundër Serbisë

    18/04/2025 08:55
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ditë më parë dënoi Shqipërinë me të holla dhe 20 përqind të stadiumit të mbyllur për ndeshjen e ardhshme, që për koiçidencë qëlloi ndaj Serbisë.

    Dhe pikërisht emri i Serbisë është fajtori kryesor në këtë mes, shkruan Indeksonline

    “Panorama Sport” ka siguruar një dokument nga FIFA, që tregon arsyen pse ndodhi ky dënim.

    May be an image of 2 people, people playing soccer, crowd and text

    Në ndeshjen ndaj Andorrës në “Air Albania”, e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës 2026, tifozët shqiptarë bën thirrje kundër Serbisë.

    Në shënimet që ka mbajtur në dosje delegati, tregohet fare mirë sektori, minuta dhe thirrjet e regjistruara me video në gjuhën shqipe, të cilat janë përkthyer në atë angleze, sa kanë zgjatur ato dhe sa herë janë përsëritur. Nga tifozët shqiptarë ka pasur thirrje: “Vriti, vriti serbët” dhe po ashtu: “Vrite, shkatërroje, Serbinë masakroje”.

    Këngë të cilat janë kënduar në minutën e tretë të takimit dhe kanë shkelur Kodin Disiplinor të FIFA-s, në lidhje me nxitjen e urretjes etnike dhe diskriminimin.

    Kombëtarja e Shqipërisë në qershor të këtij viti, luan dy ndeshje kualifikuese, ndaj Serbisë me 7 dhe ndaj Letonisë më 10.

    TË LIDHURA

    Sylvinho i zhgënjyer me rezultatin por jo me paraqitjen

    07/06/2025 23:38

    Hoxha: Trajneri na motivoi shumë dhe na tha se ishte një ndeshje shumë e mirë

    07/06/2025 23:30

    Daku: Çdo gjë e hapur, do të luftojmë të realizojmë ëndrrën e kualifikimit në Botëror

    07/06/2025 23:21

    Serbët sërish pas, Shqipëria ruan vendin e “play off”-it për në Botëror! Ja situata aktuale në Grupin K

    07/06/2025 23:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.