Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zbulohet: Kush është vëllai i zyrtarit të Prishtinës që akuzohet për ‘sherrin’ me Ilir Dajën
    Ballina-1

    Zbulohet: Kush është vëllai i zyrtarit të Prishtinës që akuzohet për ‘sherrin’ me Ilir Dajën

    09/10/2023 18:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    K.S ishte njëri nga tifozët e përfshirë në sherrin për të cilin është ankuar trajneri Ilir Daja mbrëmë pas ndeshjes mes Prishtinës e Ballkanit.

    Trajneri Daja deklaroi se tre tifozë të Prishtinës e kanë sharë atë vazhdimisht.

    Pas ndeshjes ishte përfolur që të dyshuarit janë të afërt me zyrtarët e Prishtinës, ndërkaq Ballkani ka deklaruar që trajneri Daja edhe është sulmuar. Klubi suharekas ka akuzuar vëllain e një zyrtari të Prishtinës për ofendimet dhe ‘hedhjen e një shisheje’.

    Por, kush është vëllai i zyrtarit të Prishtinës që akuzohet nga Ballkani?

    Paparaci, ka mësuar se ai është vëllai i Kushtrim Sopës, menaxherit të skuadrës së parë të FC Prishtinës.

    Vëllezërit Sopa njihen të dy si tifozë të Prishtinës, me Kushtrimin që është njëri nga zyrtarët më jetëgjatë të stafit aktual në klub. Ai ushtron funksion zyrtar në FC Prishtina tash e disa vite.

    K.S kishte ofenduar trajnerin Daja pas përfundimit të pjesës së parë derisa skuadrat ishin duke shkuar drejt dhomave të zhveshjes, ndërkaq i njëjti me grupin e tij kishte vazhduar me ofendime drejt bankës të Ballkanit edhe në fillim të pjesës së dytë.

    Në pamjet e publikuara nga Paparaci, shihet se Sopa me shokët e tij kanë ofenduar vazhdimisht trajnerin Daja, duke e shtyrë atë të thërras delegatin e ndeshjes.

    Fillimi i pjesës së dytë vonoi për pak minuta për shkak të këtij incidenti, mirëpo edhe pas vonesës së ndeshjes, i njëjti nuk ishte ndalur dhe kishte vazhduar me ofendime drejt bankës të skuadrës kundërshtare.

    Vetë Daja e kishte mohuar mbrëmë të jetë sulmuar nga dikush në stadiumin “Fadil Vokrri”, mirëpo klubi i Ballkanit përmes një komunikate sot ka bërë të ditur se Daja dhe pjesa tjetër e skuadrës është sulmuar me shishe, pikërisht nga vëllai i njërit prej zyrtarëve të Prishtinës.

    “Trajneri ynë, Ilir Daja, ka qenë cak i sulmeve të vazhdueshme verbale por edhe fizike nga persona që në stadium nuk ishin për futboll, por me qëllime të tjera jo sportive.
    Në përfundimin e pjesës së parë, vëllau i një zyrtari të klubit vendas, ka hedhur shishe në drejtim të trajnerit Daja. Duke mos u ndalur me kaq, e fatkeqësisht para syve të sigurimit, ai dhe disa të tjerë në vazhdimësi kanë qëndruar mbi bankinën ku ishte skuadra jonë, duke ofenduar e kërcënuar trajnerin dhe stafin tonë teknik”, thuhet në komunikatën e Ballkanit.

    As Prishtina e as Federata e Futbollit e Kosovës nuk kanë reaguar akoma lidhur me incidentet e ndodhura dje në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    TË LIDHURA

    Malisheva turpërohet në Islandë 8:0, humbja më e thellë që nga pranimi në UEFA

    17/07/2025 22:47

    Pas elimimit nga Liga e Evropës, Prishtina mëson emrin e kundërshtarit për rrethin e dytë në Ligën e Konferencës

    17/07/2025 22:25

    Prishtina fiton ndaj Sheriffit, por eliminohet nga Liga e Evropës

    17/07/2025 22:02

    Ademi për kombëtaren e Kosovës: Federatat tjera tash po na shohin si konkurrent, dikur na shihnin ndryshe

    17/07/2025 21:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.