Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zbulohet lista e të ftuarve të përzgjedhur nga presidenti Macron për finalen e Botërorit
    Ballina-1

    Zbulohet lista e të ftuarve të përzgjedhur nga presidenti Macron për finalen e Botërorit

    17/12/2022 15:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti francez Emmanuel Macron do të kthehet në Doha të Katarit për finalen e së dielës mes Francës dhe Argjentinës, ku do të sjellë me vete edhe disa të ftuar shumë të përzgjedhur.

    Sipas faqes së internetit RMC Sport, Macron ka ftuar gjyqtaren Stephanie Frappart, e cila drejtoi në mënyrë të paprecedentë në këtë Botëror ndeshjen Kosta Rika-Gjermani, në fazën e grupeve.

    Në aeroplanin e tij do të jetë edhe këngëtarja lirike egjiptiane Farrah El-Dibany, e cila i përket Akademisë së Operas së Parisit që nga viti 2016 dhe këndoi ‘Marseillaise’ në inaugurimin e Macron si president.

    Në avion do të jetë edhe mysafiri më kurioz: një robot i prodhuar në Francë, që do të lidhet me një spital… në Argjentinë, që fëmijët e shtruar në të ta shohin ndeshjen finale.

    Ndërkohë mësohet gjithashtu se Mishel Platini, i ftuar nga presidenti, ka refuzuar të shkojë në Katar. Për atë që do të ishte i ftuari surprizë, sulmuesi Karim Benzema, nuk dihet asgjë tjetër…  

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.