Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zbulohet pse Kylian Mbappe nuk mund ta mbajë këtë maskë në Euro 2024
    Ballina-1

    Zbulohet pse Kylian Mbappe nuk mund ta mbajë këtë maskë në Euro 2024

    21/06/2024 09:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Maska pati efektin e saj. Trengjyrësh, blu-bardhë-kuq, maska e përdorur nga Kylian Mbappé në stërvitje, është komentuar shumë.

    Edhe nëse delegacioni francez nuk do të kishte ndonjë kundërshtim, ylli francez nuk do të mund ta përdorte këtë maskë kundër Holandës këtë të premte (21:00) për ditën e dytë të Euros.

    Rregulloret e UEFA-s shpjegojnë qartë se pajisjet (maskat) duhet të jenë të një ngjyre. “Pajisjet mjekësore të mbajtura në fushën e lojës duhet të jenë me ngjyra të forta dhe nuk duhet të shfaqin asnjë identifikim të ekipit apo prodhuesit”,- shkruhet në rregulloren e garës të UEFA-s.

    Zbulohet pse Kylian Mbappé nuk mund ta mbajë maskën e tij ndaj

    Mbappe u stërvit për herë të parë që nga aksidenti të mërkurën dhe u pa i veshur me një mbrojtëse hunde në vend të një maskë të plotë.

    Trajneri i Francës, Didier Deschamps më vonë zbuloi se gjërat po dukeshin pozitive për Mbappe, por aftësia e tij për të luajtur do të gjykohej më afër ndeshjes ndaj Holandës.

    “Mund të konfirmoj se Kylian Mbappe po ndihet më mirë dhe gjithçka po evoluon mirë për ta parë atë të disponueshëm për nesër”,- tha Deschamps të enjten.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.