Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zbulohet rroga e re e majme e Rrahmanit në Napoli pasi ta nënshkruajë kontratën e re
    Futboll ndërkombëtar

    Zbulohet rroga e re e majme e Rrahmanit në Napoli pasi ta nënshkruajë kontratën e re

    20/10/2022 13:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Amir Rrahmani do t’i mbetet besnik Napolit edhe për një kohë të gjatë.

    Qendërmbrojtësi kosovar po shkëlqen në fanellën e klubit italian, ku është bërë njëri prej liderëve të ekipit.

    Dhe, mediat italiane kanë zbuluar se përfaqësuesi kosovar shumë shpejt do ta vazhdojë kontratën me “Azzurri”.

    “Napoli do ta vazhdojë kontratën me Rrahmanin e Lobotkan, ja ku jemi. Ka marrëveshje totale për të dy. Në muajin nëntor do të arrijnë nënshkrimet e tyre. Rrahmani mund të paguhet rreth 2,5 milionë euro në vit me kontratën e re. Napoli është duke i ‘blinduar’ yjet e tij”, ka thënë për “Radio Punto Nuovo”, gazetari sportiv italian i “La Gazzetta dello Sport”, Nicolo Schira.

    Rrahmani aktualisht është i lënduar dhe ky vit mund të ketë marrë fund për të.

    Por, ai synon të rikthehet fuqishëm në vitin 2023, për ta ndihmuar ekipin napolitan drejt sukseseve të reja.

    Aktualisht, Napoli prin në Serie A dhe në grupin e tij në Ligën e Kampionëve.

    Rrahmani është njëri prej pikave kyçe të ekipit të Luciano Spallettit.

    TË LIDHURA

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.