Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zbulohet shuma sa ka paguar Ballkani për transferimin e Elmando Gjinit nga Teuta
    Ballina-1

    Zbulohet shuma sa ka paguar Ballkani për transferimin e Elmando Gjinit nga Teuta

    21/08/2024 10:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Elmando Gjini do ta vazhdojë karrierën në Kosovë dhe konkretisht me Ballkanin, ekipin që po bën histori këto vitet e fundit me titujt kampionë dhe me kalimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

    Mbrojtësi do të lërë Teutën pas disa muajsh, pasi kishte ardhur në merkaton e janarit, për t’u bashkuar me ekipin e trajnerit Ilir Daja, edhe pse ky i fundit lakohet për një kalim te Dinamo.

    Drejtuesit e Ballkanit janë shfaqur të gatshëm të paguajnë te klubi durrsak për shërbimet e 22- vjeçarit. “Djemtë e Detit” duken krejtësisht dakord me këtë lëvizje dhe zyrtarizimi i Gjinit te Ballkani është vetëm çështje orësh.

    Lojtari ka udhëtuar dje drejt Kosovës, ndërkohë që Ballkani luante ndeshjen e kampionatit me Gjilanin. Nga burime të gazetës bëhet me dije se Teuta ka përfituar shumën e 120 mijë eurove nga shitja e Gjinit dhe ka mbajtur 15% të vlerës së kartonit të mbrojtësit. Për aq sa luajti me Teutën, ai ishte ndër më të mirët.

    TË LIDHURA

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07

    Zhegrova merr lavde që ndryshoi për të mirë lojën e Juves: ka syze 3D

    28/12/2025 17:03

    Fitore bindëse e Milanit, Nkunku realizon dy gola

    28/12/2025 17:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.