Zekirija Ramadani është emëruar trajner te skuadra e Gjilanit.
Ramadani me Gjilanin ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028.
48-vjeçari së fundi e drejtoi Dritën nga viti 2023 deri në muajin gusht të këtij viti.
Me Dritën, Ramadani arriti disa suksese. E fitoi dy herë radhazi titullin e kampionit dhe një herë Superkupën e Kosovës.
Ramadani e kualifikoi Dritën edhe në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.
Trajneri nga Shkupi edhe më herët ka qenë trajner i Gjilanit nga viti 2022 deri në vitin 2023.
Ai ka qenë trajner edhe i disa skuadrave si Egnatia, Prishtina, Shkupi e Feronikeli.
“Me pesë tituj kampioni të fituar me katër klube të ndryshme, Ramadani vjen me objektiva të qarta dhe ambicie të larta. Gjilani i uron mirëseardhje trajnerit Zekirija Ramadani dhe i dëshiron suksese në drejtimin e skuadrës, me bindjen se së bashku do të punojmë për ta çuar klubin drejt objektivave të përcaktuara”, ka shkruar Gjilani.
