Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zekirija Ramadani lë pas helmimin, rikthehet në stërvitje te Gjilani (Foto)
    Ballina-2

    Zekirija Ramadani lë pas helmimin, rikthehet në stërvitje te Gjilani (Foto)

    26/10/2022 16:58
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri Zekirija Ramadani është rikthyer në seancën stërvitore te Gjilani, pas një gjendje jo të mirë shëndetësore ditëve të fundit.

    Ramadani nuk kishte mundur të udhëheq ekipin gjilanas në seancën stërvitore të datës 22 Tetor dhe ka munguar në ndeshjen kampionale ndaj Trepçës ’89, për shkak të një helmimi, siç është konstatuar nga analizat mjekësore, bëri të ditur klubi “kuqebardhë” një ditë më parë.

    Ramadani pas disa ditësh mungesë, i është rikthyer fushës së blertë në stërvitje te Gjilani duke e përgatitur skuadrën për ndeshjen e radhës.

    Demokracia.com ka siguruar edhe pamje nga stërvitja e Gjilanit e ku Ramadani shihet së bashku me lojtarët në fushën e stadiumit ndihmës në Gjilan.

    Gjilani pas 13 ndeshjeve të zhvilluara ka grumbulluar 19 pikë dhe pozicionohet në vendin e katërt.

    “Kuqebardhët” të dielën vizitojnë Klinën për t’u ndeshur me Dukagjinin në stadiumin “18 Qershori”.

    TË LIDHURA

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.