Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zeneli: E refuzova Kosovës sepse ëndrra ime ishte të luaja për Suedinë
    Ballina-1

    Zeneli: E refuzova Kosovës sepse ëndrra ime ishte të luaja për Suedinë

    12/03/2025 15:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mesfushori i Elfsborgut, Besfort Zeneli, ka thënë se ëndrra e tij ka qenë të luajë për Suedinë.

    Ai thotë se refuzoi ftesën e Kosovës pasi në rast të paraqitjes me fanellën dardane, nuk do të kishte më mundësi të luante për Suedinë.

    “Kur u ftova nga Kosova, ndjeva sikur doja të mendoja pak më shumë. E dija që nuk do të grumbullohesha në atë kohë për ekipin A suedez, por ndjeva se duhej të mendoja më tej, sepse nëse luaj një ndeshje për Kosovën, do të isha i bllokuar. Nuk doja të bllokohesha. Ndihesha sikur dua të luaj për Suedinë. Nuk e di se kur do ta kisha rastin, por ëndrra ka qenë gjithmonë të luaj për Suedinë”, ka thënë Zeneli të mërkurën në një intervistë për mediumin e madh suedez “Aftonbladet”.

    Zeneli 22-vjeçar luajti gjashtë ndeshje për Kosovën U21. Ai është ftuar nga Suedia për ndeshjet e muajit mars.

    TË LIDHURA

    Telashet e Sllovakisë para ndeshjes me Kosovën

    17/03/2026 16:21

    Championsi rikthehet sonte, katër super-ndeshje vendimtare për çerekfinale

    17/03/2026 12:18

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen në Bratislavë, sllovakët flasin për lojtarin e “12-të”

    16/03/2026 15:45

    FFK-ja me video motivuese para ndeshjes me Sllovakinë: Hajde Kosovë (VIDEO)

    16/03/2026 15:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.