Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zeneli shumë afër transferimit në kampionatin suedez
    Ballina-1

    Zeneli shumë afër transferimit në kampionatin suedez

    23/01/2024 15:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Arbër Zeneli mund të rikthehet në futbollin suedez.

    Futbollisti kosovar u nda së fundmi me Adana Demirsporin pasi i kaloi veç gjashtë muaj në Turqi.

    Nuk përjashtohet mundësia që përfaqësuesi kosovar të rikthehet në Suedi, respektivisht në klubin IF Elfsborg, aty ku kishte luajtur para se të depërtonte në liga më të forta evropiane.

    Menaxheri Stefan Andreasson thotë se dëshiron ta shohë Zenelin duke luajtur prapë në Elfsborg dhe zbulon se është takuar me futbollistin, por që fillimisht duhet të zgjidhen disa gjëra me klubin paraprak të lojtarit.

    “Arbri ka qenë këtu. Jam takuar me të të hënën dhe ne do të donim ta shohim atë duke ardhur në shtëpi. Ai e di këtë. Por, janë disa gjëra që duhet të zgjidhen duke u bazuar në ato që ndodhën në Turqi”, theksoi Andreasson për mediumin suedez “GP”.

    “Nuk ndodh çdo ditë që ta shkëputësh kontratën. Është një rast special. Nuk është aq e thjeshtë që sot ta prishësh kontratën dhe nesër të nënshkruash me një klub tjetër. Duhet të zgjidhen disa gjëra ligjore, të lojtarit dhe të klubit”, vazhdoi zyrtari i klubit suedez.

    Zeneli i ishte bashkuar Elfsborgut në moshë të re duke u larguar më pas në drejtim të klubit holandez, Heerenveen në dimrin e vitit 2016.

    Më pas, ai iu bashkua klubit francez Reims në vitin 2019 dhe Adana Demirsporit në verën e vitit 2023.

    E tash, mesfushori ofanziv mund të rikthehet në ligën suedeze Allsvenskan, ku mund të qëndrojë së paku deri në verë, kur edhe do të shpresojë që ta gjejë një angazhim të ri.

    Që prej lëndimit të rëndë që e kishte pak vite më parë, Zeneli nuk ka mundur ta rikthente më kurrë formën e dikurshme, kur ishte ylli kryesor i “Dardanëve”.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.