Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zeqiri: Sikur unë të isha selektor, asnjëherë më kurrë nuk e kisha ftu në Kombëtare, Arjanet Muriç
    Ballina-1

    Zeqiri: Sikur unë të isha selektor, asnjëherë më kurrë nuk e kisha ftu në Kombëtare, Arjanet Muriç

    09/09/2024 15:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Suspendimi i tre futbollistëve të Kombëtares së Kosovës, Arjanet Muriç, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija, ka hapur debat të gjerë në opinionin kosovar.

    Një i tillë është zhvilluar edhe mbrëmë në emisionin “Sport show”.

    Ish-futbollisti dhe tash trajner – opinionist Arben Zeqiri, e ka përkrahur vendimin e trajnerit Franco Foda.

    “Edon Zhegrova është lojtar fantastik dhe ka gabuar pasi është ra pre e Arjanet Muriç. Zhegrova ka familje fantastike dhe jam i bindur që edhe prindërit e tij nuk e mbështesin një veprim të tillë. Por ajo që dua të them është se sikur unë të isha trajner, kurrë më nuk do ta kisha ftuar portierin Arjanet Muriç. Kjo nuk është hera e pare që bënë ai kësi veprime. Tre portierë i kemi që mundemi me zëvendesu. Ky veç po bie në karrierë pikërisht, për shkak të sjelljes së tij”, ka thënë Zeqiri. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Shifrat e veçanta të afatit kalimtar veror

    02/09/2025 21:53

    Juventusi shpall listën e skuadrës që do të luajë në Ligën e Kampionëve – Tudor merr vendim për Zhegrovën

    02/09/2025 20:12

    Një tifoz i Dritës dënohet me 500 euro për “stërpikje me birrë” në derbin me Llapin

    02/09/2025 20:11

    Fitore e madhe e Bosnjës dhe Beqiragiqit ndaj Greqisë

    02/09/2025 19:16
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.