Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zero tolerancë për Patrice Evra, dënohet me 12 vite burg
    Ballina-2

    Zero tolerancë për Patrice Evra, dënohet me 12 vite burg

    13/07/2024 16:35
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ish-legjenda franceze, Patrice Evra, është dënuar me 12 muaj burgim pasi është shpallur fajtor për braktisjen e familjes së tij gjatë dy viteve të fundit.

    43-vjeçari dyshohet se i ka një borxh prej 969 mijë eurosh gruas së tij Sandra Evra dhe dy fëmijëve të tyre mes datës 1 maj 2021 dhe 28 shtator 2023. Dënimi i tij u konfirmua nga zyra e prokurorit të Nanterre, ka raportuar Le Parisien.

    Ky dënim prej 12 muajsh është pezulluar për dy vjet me ekzekutim të përkohshëm, por ish-kapiteni i kombëtares së Francës është urdhëruar që t’i paguajë 4 mijë euro gruas së tij për dëmin moral dhe 2 mijë euro për shpenzimet ligjore.

    Evra ka nisur një apel kundër vendimit, ka konfirmuar gjykata, me Jerome Boursican, avokati i tij, që ka insistuar se faktet janë të kontestuara nga klienti i tij.

    Sandra dhe Evra u martuan në vitin 2007 dhe kanë dy fëmijë, një djalë, Lenny dhe një vajzë, Maona.

    Procedurat e divorcit u iniciuan nga futbollisti tashmë i pensionuar në vitin 2020, megjithatë ato mbeten të papërfunduara gjatë katër viteve.

    Në korrik 2020, u publikuan foto të Evras duke puthur modelen daneze Margaux Alexandra, partneren e tij aktuale, ndërkohë që ai mbeti i martuar me gruan e tij. Evra dhe Alexandra janë fejuar dhe që atëherë kanë pasur dy fëmijë – një djalë të vogël, Lilas dhe një vajzë.

    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.