Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zëvendës-presidenti i Federatës braziliane zbulon pagën e çmendur që kërkoi Guardiola për të drejtuar Selecaon
    Ballina-2

    Zëvendës-presidenti i Federatës braziliane zbulon pagën e çmendur që kërkoi Guardiola për të drejtuar Selecaon

    18/11/2022 23:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Zëvendës-presidenti i Federatës braziliane, Francisco Novelletto, ka konfirmuar se ata kanë zhvilluar bisedime me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola , për marrjen e drejtimit të Selecaos.

    Kontrata e Guardiolës me Cityn skadon në fund të sezonit dhe emri i spanjollit është shumë i përfolur mes qarqeve të futbollit.

    Guardiola i pëlqen disa ekipeve, por është lidhur edhe me punën e trajnerit të Brazilit, me të cilët ka pasur edhe bisedime.

    🚨 Brazil's vice-president Francisco Novelleto

    🗣️ Three years ago, we came into contact with Guardiola, we spoke to his agent (about coaching Brazil). His salary was €24m – A colleague who sought the info almost had a heart attack. We suggested €2m.. He suggested €24m#MCFC

    — Gabriel (@Doozy_45) November 17, 2022

    “Unë flas për veten time këtu dhe jo për Federatën e Futbollit të Brazilit, por rreth tre vjet më parë ishte një Zëvendës President, një koleg, i cili kontaktoi Guardiolën për ekipin kombëtar brazilian”, ka thënë fillimisht Novelleto për Radio Grenal.

    “Ai ishte i hapur për të, por donte 24 milionë euro në vit. Dikush për pak sa nuk pati atak në zemër kur ajo pagë u përmend në bisedimet për zëvendësimin e Tites”.

    “Tite ka thënë se rruga e tij me kombëtaren do të përfundojë, pavarësisht nëse do ta fitojë këtë Botëror apo jo, por tani dyshoj se do të largohet nëse fiton. Unë do të jem gati ta lidh dhe të mos e lë të shkojë”, përfundoi zëvendës-presidenti i Federatës braziliane.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.