Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zhegrova me shokë do ta sfidojnë Realin sonte në “Bernabeu”
    Ballina-1

    Zhegrova me shokë do ta sfidojnë Realin sonte në “Bernabeu”

    22/10/2025 10:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Nëntë ndeshje të tjera të fazës së ligës pritet të dhurojnë emocione dhe spektakël sonte në Ligën e Kampionëve.

    Pa diskutim, dueli kryesor i natës dhe në përgjithësi i xhiros së tretë do të jetë ai mes Real Madridit dhe Juventusit.

    Edon Zhegrova me shokë do të mundohen të nxjerrin rezultat të favorshëm në “Santiago Bernabeu”.

    Ylli kosovar është ftuar nga trajneri Igor Tudor për këtë ndeshje të madhe pasi mbeti përkohësisht jashtë shkaku i një lëndimi.

    26-vjeçari është i vendosur t’i shfaqë vlerat e tij nëse i jepet rasti për të pasur minuta sonte për Bardhezinjtë.

    Nga ana tjetër, madrilenët të prirë nga Kylian Mbappe në super-formë, do të mundohen t’i mbajnë pikët në shtëpi.

    E sonte në fushën e blertë do të zbresin edhe klubet tjera të mëdha evropiane.

    Liverpooli do ta vizitojë Eintracht Frankfurtin me synim këndelljen pasi skuadra e Arne Slot po e kalon një periudhë të vështirë rezultatesh.

    Kurse, gjermanët do të mundohen ta shfrytëzojnë pikërisht këtë fakt për ta nxjerrë një rezultat të favorshëm para shikuesve të tyre.

    Ndërkohë, Bayern Munichu shihet si favorit absolut ndaj Club Brugge.

    Harry Kane, i cili po kalon nëpër një formë kulmore, do ta ketë mundësinë sonte t’i përmirësojë statistikat personale të këtij sezoni.

    E kampioni i botës, Chelsea do të jetë mikpritës i Ajaxit, në një ndeshje që pritet të jetë mjaft interesante.

    Dy ndeshje do të nisin prej orës 18:45, e shtatë të tjera nga ora 21:00. 

    TË LIDHURA

    Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte, vëmendja në Madrid

    10/12/2025 11:31

    Vdes ikona e boksit kosovar, Nazif Gashi

    10/12/2025 11:28

    Liverpooli mposht Interin në Itali

    10/12/2025 00:05

    Barça fiton me dy golat e Koundes

    10/12/2025 00:04
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.